Dialogu teknik, Tahiri në Bruksel për raundin e 8

Nov 28, 2011 | 18:01

PRISHTINE- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar sot për në Bruksel, me rastin e mbajtjes të raundit të tetë të dialogut teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve, raporton Express në Kosovë.

“Sikurse në raundin e kaluar edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë. Ky raund i dialogut teknik ka rëndësi të veçantë sepse mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejtë BE-së. Kosova ka marrë vlerësime të larta nga BE dhe vendet anëtare për angazhimin serioz dhe konstruktiv në këtë dialog, andaj me të drejtë pret nga Këshilli Evropian që ta shpërblejë shtetin e Kosovës me përparime substanciale në integrimin evropian”, thuhet ne nje njoftim te Qeverise se Kosovës.

Në delegacionin e udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, janë edhe Lirim Greiçevci dhe Dren Zeka – këshilltarë të dialogut, si dhe ekspertët për çështjen e Menaxhimit të Integruar të Kufijve, Fisnik Rexhepi – këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme, Shaban Guda – ndihmësdrejtor për policinë kufitare i Policisë së Kosovës dhe Naim Huruglica – drejtor i Doganave të Kosovës. Për Lirinë e Lëvizjes, Flamur Mrasori – shef i kabinetit të Guvernatorit të Bankës Qendrore dhe Rrahim Pacolli – kryetar i Bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës

© Panorama.al

Te lidhura