Dhunuan dhe filmuan 17-vjeçaren, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira

Jul 12, 2026 | 14:08

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares, një ngjarje që shkaktoi reagime në opinionin publik.
gjykata-e-fierit

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për tjetrën gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

© Panorama.al

Te lidhura