Dhunon ish të fejuarën, arrestohet 32 vjeçari

Nov 23, 2011 | 10:15

ELBASAN- Policia vë në pranga një 32 vjeçar, me akuzën e dhunimit të ish të fejuarës.

Sipas policisë së Elbasanit, e cila ka bërë edhe ndalimin e të akuzuarit, shtetasi Tomorr Hyka, në gjendje të dehur ka dhunuar fizikisht ish të fejuarën e tij Selvie Puro.

Mësohet se i riu ka shkuar në lokalin ku punonte 30-vjeçarja dhe pas fyerjeve me fjalë ka përdorur edhe dhunën, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Pas kësaj është lajmëruar policia, e cila ka bërë shoqërimin e djalit, ndërkohë që vajza është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

© Panorama.al

Te lidhura