Dhunohet seksualisht një 12-vjeçar, 2 në pranga

Jul 5, 2011 | 21:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Bitinckë të Devollit. Prindërit e një 12- vjeçari kanë denoncuar në polici ushtrimin e dhunës sëksuale ndaj djalit të tyre, nga dy të rinj.

Ngjarja është denoncuar sot, ndërsa policia tashmë ka arrestuar dy të rinj të cilët mendohet se janë agresorët.

Policia nuk ka publikuar ende detaje lidhur me ngjarjen dhe identitetin e dy të arrestuarve.

Nga të dhënat e para mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar dhunimin seksual ndaj të miturit. Mësohet se 12- vjeçari është mashtruar nga dy të rinjtë.

 

© Panorama.al

Te lidhura