Dhjetë fëmijë do “masakrojnë” me pyetje Redi Jupin, Aurela Gaçen dhe Enver Petrovcin

Nov 5, 2011 | 15:01

Formati shumë i suksesshëm, me një shikueshmëri mjaft të lartë në shumë vende të Europës, si p.sh në Itali, që njihet me titullin “Chi ha incastrato Peter Pan”, prezantuar nga Paolo Bonolis, vjen në Shqipëri pas shumë muajsh pune intensive në audicione, intervista, takime me fëmijët, prindërit dhe krijimin e situatave gazmore me në qendër femijët, si dhe shumë surpriza të tjera të cilat do të zbulohen gjatë puntatave të të shtunave në mbrëmje. Dhe ja ku erdhi momenti i shumëpritur, sepse punata e parë do të transmetohet pikërisht sonte. Bëhuni gati për t’u kënaqur me shown special që do t’jua sigurojnë 10 fëmijë të përzgjedhur nga shumë kandidatura. Ata janë të ulur së bashku dhe i ofrojnë publikut në sallë, si dhe atij në shtëpi, shumë argëtim me kamerat e fshehta, reagimet interesante dhe me përgjigjet naive që ata japin.  Të ftuarit VIP për puntatën e parë do të jenë Redi Jupi, Aurela Gaçe dhe Enver Petrovci, të cilët do të ndihen tërësisht të pambrojtur përballë pyetjeve të drejtpërdrejta dhe të pamëshirshme të fëmijëve. Pyetjet do të jenë aq pikante, sa me siguri që do na bëjë xhelozë edhe ne gazetarëve. Protagonistja e parë e kesaj jave do të jetë Uendi, një bukuroshe 4-vjeçare, e cila në një nga situatat e kamerave të fshehta, shpreh shumë dashuri për dy peshq të kuq të vegjël. Protagonisti i dytë do të jetë Danieli, 6 vjeç, një djalë i vogël, por me shumë karakter, i cili ka një sërë përgjigjesh shumë të mençura për të dhënë. Situatat në këtë show do të jenë tejet gazmore. Për më shumë, qëndroni sonte të sintonizuar me “Top Channel”.

© Panorama.al

Te lidhura