Demokratët takime zyrtare në Gjermani, Balliu: Shprehëm shqetësimet tona për korrupsionin! Integrimi në BE s’mund të bëhet ‘kurban’ për interesat e Ramës

Mar 18, 2026 | 16:02

Deputetët demokratë, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu ndodhen në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku kanë zhvilluar një takim me Patricia Lips, zv kryetare e grupit parlamentar të CDU, e cila merret edhe me çështjet europiane. Po ashtu, ata pritet të mbajnë bisedime me zyrtarë të tjerë gjermanë.

klevis balliu

Deputeti Balliu, në një lidhje live për News24, theksoi se kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me korrupsionin që ka prekur edhe qeverinë e Edi Ramës, duke theksuar se ndërkombëtarët janë të informuar për situatën reale në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Diskutuam dhe shprehëm shqetësimet për çështjet e korrupsionit që janë pengesë për integrimin siç është thënë nga shumë zyrtarë të BE, mund të themi se ka vizita që sapo kanë nisur të kemi një numër të lartë takimesh bashkë me Tabakun dhe Bardhin referuar këtyre çështjeve e qëllimin e vetëm për të treguar të vërtetën e Shqipërisë që këto probleme të zgjidhen duke goditur korrupsionin, krimin dhe parlamentarizmin që është sulmuar nga qeveria duke zhbërë çdo mjet për opozitën. Takime edhe në vijim do të jenë rreth këtyre çështjeve. “, theksoi Balliu.

Ai e cilësoi korrupsionin si një “mur” që po pengon integrimin në Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk mund ta lejojnë këtyë proces që të mbetet peng i kryeministrit Edi Rama për shkak të interesave financiare  të tij.

“Korrupsioni është një vrimë e zezë dhe muri që pengon Shqipërinë drejt BE, pa goditjen e saj edhe nga ne si shoqëri, është një bllokadë e madhe për integrimin në BE. Nuk mund ta bëjmë kurban integrimin për interesat financiare të Edi Ramës.  

Axhendë kryesore e opozitës ka qenë goditja e korrupsionit, si rasti i Ballukut, për të cilën kemi bërë informimet tona te komuniteti ndërkombëtar dhe në Gjermani dhe ka informacion në lidhje me çështjet e ngritura.

Gjermania është një vend i mirë informuar për realitetin ku jeton qytetari shqiptar, dhe ky është hap përpara për të parë drejt zgjidhjeve të problemeve të shkaktuara gjatë këtyre viteve”, shtoi më tej ai.

© Panorama.al

Te lidhura