Përpjekje e mirë, por jo e mjaftueshme. Kështu e ka komentuar shtypi paraqitjen më të fundit të aktores Demi Moore në tapetin e kuq, e cila sa vjen e duket gjithnjë e më e dobët.
Aktorja ka qenë në shoqërinë e vazhdueshme të së bijës së madhe Rumer, e cila nuk e ka lënë asnjë moment vetëm.
Ndërkohë që në krah të saj ka qenë mikesha e vjetër, aktorja Melanie Griffith, me të cilën është fotografuar e përqafuar dhe e buzëqeshur.
Por dobësia e saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Krahë skelektikë, këmbë tejet të holla dhe e rënë në fytyrë, Demi duket se nuk po shkëputet dot nga vuajtja që i la pas ndarja me të shoqin më të ri në moshë, Ashton Kutcher.
© Panorama.al











