Dekorimet, Ivanov anashkalon artistët shqiptarë

Sep 18, 2012 | 9:25
Presidenti Gjorgje Ivanov

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov edhe këtë  vit ka anashkaluar dekorimin e artistëve shqiptarë me titullin më të lartë artistik “Artist Nacional i Maqedonisë”.

Për këtë vit ndarja e këtij titulli është siguruar për regjisorin dhe skenaristin Millço Mançevski, ceremonia per te cinin mbahet sot. Nga presidenca nuk bëjnë të ditur se përse këtë vit ky çmim nuk është dhene për ndonjë artist të mirënjohur shqiptar nga Maqedonia.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit do të marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska. Ky çmim ndahet sipas Ligjit për Artistë Nacional i Maqedonisë, ndërsa vitin e kaluar i’u dha pianistit maqedonas Simon Tërpçevski. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura