Debati për tarifat tregtare,Trump pritet të takohet me homologun kinez Xi Jinping

Oct 20, 2025 | 18:58

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi sot se do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut “brenda 1-2 javësh”.
trump xi jinping

Ai gjithashtu njoftoi një vizitë në vend vitin e ardhshëm. Çështja e tarifave, e cila është një ndër çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve, pritet të jetë në tryezë.

Kujtojmë se Trump ringjalli paralajmërimin e mëparshëm për tarifa prej 155% mbi mallrat kineze nëse të dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje deri më 1 nëntor, kur tarifat pritet të hyjnë në fuqi.

“Mendoj se Kina na respekton shumë. Ata na paguajnë një shumë të madhe parash në tarifa. Siç e dini, ata paguajnë 55%, që janë shumë para. Ndoshta 155% duke filluar nga 1 nëntori, përveç nëse arrijmë një marrëveshje”, tha ai para bisedimeve të tij dypalëshe me kryeministrin australian.

“Pres që ndoshta do të bëjmë një marrëveshje shumë të drejtë tregtare me Presidentin Xi të Kinës. Mendoj se shumica prej jush do të jeni atje. Do të jetë shumë emocionuese”, shtoi Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se do të vizitojnë Kinën gjatë të ardhshëm.

© Panorama.al

Te lidhura