Mesfushori verdhekuq ka bërë me dije se karrierën mund ta vazhdojë në Itali, por ndoshta edhe jashtë saj. Duket se ai që njihet si pasardhës i Françesko Totit, për shiritin e kapitenit tek Roma, është mërzitur nga vonesat në bisedimet për kontratën e re, ndërsa nga Anglia është bërë i gjallë një italian tjetër, trajneri i Sitit, Roberto Mançini.
“Nuk do të habitesha nëse De Rosi do të qendronte tek Roma, – tha Roberto Mancini, – por, nëse nuk firmos me Romën, do të isha gati ta ftoja tek skuadra jonë”. Do të duhej një pagesë shumë e madhe për kartonin e De Rosit, gjë që nuk do ta stepte shumë Sitin, ndërsa Roma mund të bindej nëse i ofroheshin dhjetëra milionë euro.
Ndërkohë, të premten, pas këtyre zërave, presidenti amerikan i bardhekuqve, Di Benedetto, ka folur për t’i qetësuar tifozët: “Si klub -po punojmë për rinovimin e De Rossit”.











