Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Lezhë për të përmbyllur fushatën elektorale në këtë qark.

Berisha foli për postimin e gazetarit amerikan sipas të cilit Berishës mund t’i jepet leja nga DASH për të udhëtuar në SHBA.
Kryedemokrati theksoi se DASH përcjell kështu frymën e ndryshimit dhe demokracisë.
Më tej shtoi se ato parti të tjera që garojnë për herë të parë në zgjedhje duan të garantojnë fitoren e Edi Ramës.
Berisha: Përmes DASH përcollën te shqiptarët frymën e ndryshimit, mbështetjes së demokracisë. Ne më 11 maj këtij apeli do i përgjigjemi duke votuar ndryshimin, demokracinë, fitoren. Një mesazh kam në emër tuaj. Më lejoni të përcjell mesazh mijëra punonjës të administratës. Kemi vlerësimin më të madh për çdo punonjës që zbaton ligjin. Është shërbëtori i qytetarit. Votoni për historinë.
Votoni për ndryshimin. Patronazhistët do marrin fundin e tyre. Nuk i ngatërrojmë kurrë me ju burra dhe gra të ndershëm. Këtu janë dhe disa parti të tjera, që të gjitha absolutisht me votat që përpiqen të marrin aty këtu dhe nuk u bashkuan me ne se nuk i lejuan, kanë si qëllim që Edi Rama të mbetet në pushtet. Por forcë në botë që e mban në pushtet nuk ka. Ju ftoj votoni ndryshimin, për Lezhën për Shqipërinë.
© Panorama.al











