Ajo mund të jetë idhull për rininë shqiptare, pasi deri më tani ka lançuar shumë hite, edhe pse është në një moshë shumë të re, por është gjithashtu në qendër të vemendjes edhe për detajet më të vogla nga fansat e saj. Ata postojnë nëpër faqe të ndryshme në Facebook foto të cilat po ia servirim edhe lexuesve tanë. Fotot tregojnë disa gjeste sensuale të stilit “alla” Rihanna që ajo i ka praktikuar në disa
koncerte të saj nëpër botë, por edhe në një koncert në Prishtinë. Fotot janë të gjitha me shigjeta, të cilat tregojnë se si Dafina prek organet gjenitale të saj, pasi më herët tregoi edhe gjoksin e ri të operuar, sipas të cilës, ishin fansat ata të cilët e detyruan ta bëjë, por sipas asaj që kemi mësuar është se Dafinës i kishte dështuar operacioni i parë dhe më pas realizoi një tjetër ndërhyrje në një klinikë të Shkupit. Madje, përveç kësaj performance, këngëtarja si duket e adhuron tepër yllin botëror Rihanna, pasi gjithmonë e kopjon në veshje dhe stil, siç bën këngëtarja tjetër Nora Istrefi me Beyoncen, për të cilën treguam disa javë më herët. Kopjimet janë nga më të ndryshmet, që nga paraqitja në koncerte, pozimi nëpër fotosesione e deri tek fustanet. Një fustan identik me atë të Rihanës, këngëtarja Dafina Zeqiri e ka pasur të veshur edhe gjatë mbrëmjes gala të organizuar në “VideoFest”. Se çfarë do të sjellë këtë verë Dafina, pritet të shihet pasi ka deklaruar se është në përgatitje të një albumi muzikor, pikërisht në kohën kur shumë kolege të saj, të cilat njihen si rivale, janë duke përgatitur po ashtu albume. Shpresojmë të shohim sa më shumë materiale të mira prej saj, look sensual dhe mbi të gjitha origjinal. bl. re











