Dafina dhe Geti udhëtojnë në Suedi për koncerte dhe xhirimin e klipit

Nov 19, 2011 | 13:22

Do të udhëtojnë drejt Suedisë këngëtarët e njohur Getoar Selimi dhe Dafina Zeqiri për realizimin e disa koncerteve, të cilat i kishin prenotuar kohë më parë. Në këtë vend ata do të realizojnë gjithashtu edhe videoklipin e këngës shumë të pritur, të cilën e kanë paralajmëruar shumë kohë më parë, por tani ka ardhur koha për realizimin e tij, pasi ka marrë dritën jeshile nga studioja e inçizimit. Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Dafinës me Getoarin që kur janë bërë pjesë e “Baba Star Records”, por për Getin është bashkëpunimi i disatë me një femër të suksesshme nga bota muzikore, pas shumë hiteve të publikuara vite më parë. Ne hulumtuam shumë në lidhje me këtë projekt, por mësuam vetëm vendin se ku do të bëhet xhirimi i klipit dhe asgjë më shumë. Mësuam gjithashtu edhe arsyen se pse Dafina dhe Geti kanë vendosur të bëjnë xhirimet pikërisht në këtë vend. Synimi për të pushtuar mediat në mbarë Europën, ka detyruar dy këngëtarët të udhëtojnë drejt këtij vendi për realizimin e projektit nën regji të një produksioni të njohur që ka lidhje të forta edhe me televizionet më të ndjekura në Europë. Afrimi i Dafinës me Getin është bërë kohëve të fundit, ku ajo me të dashurin, Krenarin, po shoqërohet shumë me Getin dhe Florentën (të fejuarën e Getit), ndërsa në anën tjetër Dafina nuk shihet duke u shoqëruar me ndonjë mikeshë të saj nga bota e muzikës, siç bënte më herët. bl.re

© Panorama.al

Te lidhura