Cikalleshi, 50 mijë USD në muaj në Kore

Jun 5, 2012 | 12:45

Sokol Cikalleshi do përfitojë 50 mijë dollarë rrogë në muaj, nëse nënshkruan me një nga skuadrat në Korenë e Jugut. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, i cili ka edhe kartonin e futbollistit. “Po, Cikalleshi me 90 për qind do luajë në Kore. Ata kanë bërë një ofertë shumë të mirë, ku edhe Besa, edhe lojtari përfitojnë shuma të majme. Ne si klub mund të marrim nga 400 deri në 500 mijë dollarë, ndërsa lojtarit i është ofruar një shumë prej 50 mijë dollarësh rrogë neto në muaj. Ai do bëjë testet fizike në Korenë e Jugut pas disa ditësh dhe me shumë gjasa do firmosë në kampionatin e atij vendi, pasi i ka të gjitha parametrat e një lojtari profesionist”, ka pohuar Bizhdili.

© Panorama.al

Te lidhura