Çifti çam kthehet në Kakavijë: Të padëshiruar

Sep 24, 2011 | 15:48

KAKAVIJE- Perseriten kthimet nga pala greke ne Kakavije per shkak te origjines came. Kete radhe jane kthyer mbrapsh, duke u quajtur te padeshirueshem ne Greqi nje cift, vetem pasi ne pasaporte kishin vendlindjen, Margellic, Cameri.

Sali Bajo 65 vjec nga Durrësi së bashku me të shoqen e tij dhe me një grup miqsh, janë nisur të vizitojnë të afërmit e tyre në Greqi mëngjesin e të shtunës.

Pasi ka marrë vulën shqiptare, cifti shqiptar, ka shkuar në pjesën greke të Kakavijes. Aty ata janë ndeshur në rezistencën e policit kontrollor grek i cili me një fjalor të rënduar, refuzoi vendosjen e vulës hyrëse për në Greqi, në pasaportat biometrike të ciftit Bajo.

Kontrollori grek i është drejtuar të moshuarve se ishin persona të padëshiruar për shtetin helen. Të gjendur në këto kushte, të moshuarit kanë kërkuar sqarime të mëtejshme rreth këtij fakti që acaroi mjaft dialogun mes tyre dhe kontrollorit grek të pasaportave.

Situata u shndërrua kritike pasi dy policë grekë, janë konfrontuar paksa fizikisht me ciftin cam duke i shtyrë ata me duar. Para largimit nga territori grek, cifti Bajo duke mos ditur greqisht, kanë firmosur nën presionin e policëve fqinj, një dokument ku shkruhej për mospranimin e tyre në Republikën e Greqisë.

Ndërkaq çifti që i shoqëronte bashkëshortët Bajo, ndonëse ka marrë vulën, nuk ka mundur dot të rivulosë pasaportën biometrike për dalje per dalje nga Greqia, pasi përzënia ka qenë tepër urgjente dhe “de jure” rezultojnë në shtetin grek.

Sali Bajo pohon se në momentin që është paraqitur në sportelin e Pikës greke të Kontrollit të Pasaportave, një nga policët pati nxjerrë një listë ku shënoheshin mbiemrat e atyre qytetarëve me origjine çame qe nuk u lejohet hyrja në Republikën e Greqisë. Sipas 65 vjecarit, këtë veprim kontrollori grek e ka ndërmarrë kur evidentoi vendlindjen e tij që është fshati Margllëç.

Ngjarja e sotme, nuk është unikalja që vjen si rjedhojë e pengesave artificiale që sjellin policët grekë të Kakavijes, për shtetasit shqiptarë me origjinë came ndonëse prej mëse një viti, është vënë në zbatim liberalizimi i vizave.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura