Presidenti I Republikës, Bamir Topi nga Varshava ka udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur fnalen e madhe të Ligës së Kampionëve që luhet sot në mbrëmje mes, Barcelonës dhe Manchester United.
Nëpërmjet një njoftimi të presidencës thuhet se “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, do të ndjekin sonte në darkë, si të ftuar nderi të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2010-2011, e cila do të zhvillohet në stadiumin e famshëm “Uembli” të Londrës mes skuadrave të Barcelonës dhe Mançester Junajtid”











