Topi: Censusi, i rëndësishëm, presim të dhënat

Nov 7, 2011 | 15:27

GJIROKASTËR- Presidenti i vendit, Bamir Topi e ka vlerësuar procesin e regjistrimit si shumë të rëndësishëm.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias për këtë proces, Topi ka deklaruar se ai si kryetar shteti e ka inkurajuar regjistrimin, ndërkohë që shton se mbetet në pritje të prononcimit të institucioneve të specializuara për këtë punë.

“Unë, si Kryetar i Shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë, sepse është një kërkesë, së pari, e nevojshme e kohës, patjetër edhe e institucioneve ku ne aderojmë, dhe duhet ditur për shumë arsye, për një mijë arsye, që qytetarët duhet të dinë të regjistrohen, të ketë census”- tha Topi, pyetur nga mediat gjate vizites ne Gjirokaster.

Sipas tij, ky proces mendohet që të jetë realizuar në standardet e kërkuara, por fjala e fundit do t’i takojë institucioneve pas përpunimit të të dhënave.

“Janë institucionet specifike që do të thonë fjalën e tyre në momentin kur ata do të përpunojnë, do të elaborojnë të dhënat e tyre natyrisht. E rëndësishme është të japim këtë vlerësim për procesin dhe të presim prononcimin e institucioneve të specializuara për këtë punë”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura