Çelja e grupkapitullit të fundit të negociatave, Elisa Spiropali: Kurorëzimi i një dekade reformash të guximshme! Gati për sfidat e punët që na presin

Nov 17, 2025 | 13:39

Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka përshëndetur çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, duke theksuar se ishte ‘kurorëzimi i një dekade reformash të guximshme’.

rama

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja thekson se sot mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish.

Me çdo kapitull të hapur, shkruan Spiropali, ‘Shqipëria shkruan një faqe të re të historisë europiane, jo më si aspiratë, por si një realitet në ndërtim’.

“Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike, me zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, me drejtësi e mirëqënie për të gjithë. Ne nuk do të ndalemi derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane, për Shqipërinë, Europën e Ballkanit. Gati për sfidat e punët që na presin për mbylljen e negociatave në vitin 2027”, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë

Sot mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish.🇦🇱❤️🇪🇺

Me çdo kapitull të hapur, Shqipëria shkruan një faqe të re të historisë europiane, jo më si aspiratë, por si një realitet në ndërtim.

Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike, me zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, me drejtësi e mirëqënie për të gjithë.

Ne nuk do të ndalemi derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane, për Shqipërinë, Europën e Ballkanit.

Gati për sfidat e punët që na presin për mbylljen e negociatave në vitin 2027.

Shqipëria nuk ndalet.🇦🇱🦅

© Panorama.al

Te lidhura