Carla Bruni: “Shtatzënia, lumturi e papritur”

Jul 17, 2011 | 13:09

Ka preferuar të thyejë heshtjen pas thashethemeve të përhapura prej muajit prill lidhur me shtatzëninë e saj. Zonja e parë e Francës, Carla Bruni nuk e ka fshehur barkun e fryrë ndërsa pushonte me bashkëshortin e saj, Nikolas Sarkozi, në jug të Francës. Ish supermodelja me famë botërore, zbuloi hiret trupore dhe format e shtatzënisë teksa ishte duke u relaksuar nën rrezet e diellit, e veshur me bikini në ngjyrë kafe. Ajo ka deklaruar se fëmija që pret nga Nikolas Sarkozi është një “lumturi e papritur”. “
“Është një lumturi e madhe për mua, por në fund të fundit është diçka e zakonshme që u ndodh femrave dhe, për këtë arsye nuk më dukej normale që të flitej çdo ditë për shtatzëninë time”, thekson bashkëshortja e Presidentit të Francës. Bruni dhe bashkëshorti i saj 56-vjeçar kanë shijuar nën një trajtim presidencial disa ditë pushime në ishullin “Fort de Bregancon” në bregdetin e Mesdheut. Carla shtatzënë ka preferuar të shijojë detin dhe rrezet diellore, ndonëse ajo ende nuk e ka konfirmuar seksin e fëmijës apo periudhën kur pritet të lind. Nga format e barkut besohet se është pesëmuajshe e gjysmë shtatëzënë, ndërsa disa reporterë të huaj janë shprehur se kantautorja është duke pritur binjakë, lajm të cilin çifti presidencial nuk e ka konfirmuar ende.

© Panorama.al

Te lidhura