Luçiano Moggi është dënuar me pesë vjet dhe katër muaj burg. Ish drejtoi i përgjithshëm i Juventusit është gjetur fajtor, në çështjen e shumëpërfolur, Calciopoli.
Me një vit e tre muaj është dënuar presidenti i Lacios, Klaudio Lotito dhe Andrea Della Valle dhe Diego, nga Fiorentina.
Ish disenjatorët e arbitrave Paolo Bergamo dhe Pierluigi Pairetto, janë dënuar përkatësisht me 3 vjet dhe tetë muaj dhe një vit e 4 muaj.
Menjëherë pas dhënies së vendimit, Luçionao Moggi ka refuzuar të flasë për mediat.
“Nuk dua të them asnjë fjalë, nuk dua të flas”. Kështu është shprehur, Moggi ndërsa po linte sallën e gjyqit. Vendimi u dha nga gjykata e Napolit e cila e gjeti fajtor në çështjen e shumëpërfolur, Calciopoli.
© Panorama.al











