Buxheti,debat PD-PS në Komisionin e Ekonomisë

Nov 23, 2011 | 11:11
Komisioni i Ekonomise

TIRANË-Miratohet ne parim projektbuxheti per vitin 2012 ne Komisionin e Ekonomise. Si edhe pritej, ai u miratua me votat e maxhorances, nderkohe qe opozita e kundershtoi ate, duke deklaruar se buxheti nuk do te mbeshtese rritjen ekonomike.

Mbledhja eshte shoqeruar me debate mes opozitës dhe maxhorancës. Deputetet socialistë e kanë quajtur ndarjen e bërë në buxhet qesharake, duke i quajtur krejt të pamjaftueshme fondet e lëna për ish të përndjekurit apo ish pronarët.

Sipas tyre në këtë mbledhje kur bëhet diskutimi për buxhetin duhet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e  Ministrisë së Financave për të dhëne sqarimet e nevojshme.

Ndërkohë deputetja Mimi Kodheli ka deklaruar se me buxhetet e lëna në dispozicion ministrat nuk janë në gjendje të përmbushin objektivat.

Sipas saj, ata nuk janë në gjendje të mbështesin kërkesat dhe të gjithë me gjysmë zëri pranojnë se iu del ajo që u është caktuar. “Jemi kunder ketij buxheti dhe rishperndarjes se fondeve”- ka thene ajo.

I menjehershem ka qene reagimi i kreut te komisionit, Spaho, sipas te cilit opozita eshte duke bere vetem propogande dhe asgje tjeter.

© Panorama.al

Te lidhura