Aldi Haxhia (Çelsi), Ervin Gashi (FC Thun, Zvicër), Liridon Krasniqi (Mlada Boleslav, Çeki), Atdhe Kadrija (FC Entfelden, Zvicër), Shkodran Nuredini (FC Dubndorf, Austri), Agonit Sallaj (Nojshatel Ksamaks, Zvicër), Mërgim Brahimi (Grashopers, Zvicër), Leutrim Osaj (Maribor, Slloveni), Ergys Kaçe (PAOK, Greqi) dhe Artan Shillova (Bazel) janë 10 talentë të rinj të zbuluar nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe në zborin e janarit në Zvicër, të cilët janë thirrur për herë të parë nga trajneri i U-21, Artan Bushati, në një turne që do të zhvillojë në Slloveni. Kujtojmë se përveç Ergys Kaçes dhe Aldi Haxhisë, të gjithë të tjerët janë kosovarë, ndaj nëse do të luajnë për Shqipërinë, do të duhet që fillimisht të pajisen me pasaportë shqiptare.











