TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit ka garantuar se policia është e anagzhuar totalisht për sigurimin e një mjedisi të qetë për zgjedhje të lira e të ndershme.
Gjatë takimit të sotëm me Delegacionin e Komisionit të Brendshëm të Bundestagut Gjerman, Burgaj ka deklaruar se tashmë janë marrë të gjitha masat dhe policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar dhe do të ketë shërbim 24 orë.
Sipas tij, strukturat e policisë do të jenë të paanshme dhe të vendosura në zbatim të ligjit, në mënyrë që standardet e arritura në zgjedhjet e mëparshme të çohen dhe më tej.
Ai falenderoi bashkëpunimin dhe asistencën e vazhdueshme që ka dhënë policia gjermane për policinë e shtetit.
Nga ana e tij, zv/kryetari i Komisionit të Brendshëm të Bundestagut, z. Frank Hofmann vlerësoi reformat dhe punën e policisë shqiptare në mbrojtje të qytetarëve.
“Ne ju urojmë shumë suksese në këtë punë, pasi puna që ju bëni është vërtetë shumë e rëndësishme për t`iu afruar Europës dhe për t`u bërë pjesë e saj” tha ai.
© Panorama.al











