TIRANE- Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka deklaruar se ka nje angazhim maksimal per zbardhjen e krimit qe i mori jeten ne menyre makabre gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
I pyetur nga mediat, pas nje deklerate per operacionin e suksesshëm të arrestimit të 15 shtetasve shqiptarë, të kërkuar nga drejtësia italiane, Burgaj theksoi se po hetohet ne dy pista, por pa dhene detaje rreth hetimeve.
“Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, u shpreh Burgaj.
Konomi u vra mengjesin e se premtes, kur makina me te cilen po levizte shpertheu nga nje bombe me telekomande.
© Panorama.al











