Bundesliga në shok, arbitri tenton vetëvrasjen

Nov 19, 2011 | 17:27
Babak Rafat

Bundesliga gjermane në shok.  Babak Rafat, 41 vjeç,  arbitër nga Hanoveri që sot duhet të drejtonte ndeshjen mes Këlnit dhe Mainzit në Bundesligën gjermane është gjetur në një dhomë hoteli me damarë të prerë.

“Di që është akoma gjallë”, citon gjermania Bild, drejtorin sportiv të Këlnit.

“E njoh shumë mirë, lajmi më ka tronditur shumë”- është shprehur tekniku i Hanoverit, Mirko Slomka.

Babak Rafat është biri i dy prindërve nga Irani. Ka bërë debutimin e tij në kampionatin gjerman në 6 gusht të vitit 2005, sërish në ndeshjen Këln- Mainz.

Ndeshja e sotme është shtyrë, ndërsa një prej kampionateve më të ndjekur në botë është nën shok.

© Panorama.al

Te lidhura