Bundesliga 1, fiton Dortmund dhe Leverkuzen

Jan 23, 2012 | 12:20

Borusia Dortmund ka dhuruar spektakël, duke mundur Hamburgun 5-1. Serinë e golave e ka hapur Kevin Groskrojc, që në minutën e 16-të. Në një superformë janë paraqitur dy polakët, sulmuesi Robert Levandovski (37’, 83’), si dhe Jakub Blazçikovski (58’, 76’), të cilët gjunjëzuan vendësit me dy dopietat. Goli i vonë i bomberit peruan, Guerrero (86’), nuk vlejti për gjë tjetër, veçse për statistikë. Fitore të mundimshme shënoi edhe Leverkuzeni 3-2 në fushën e vet ndaj Mancit (Pospeç 10’, Friedrish 35’, Bender 70’/ Polanski 50’, Kaligiuri 53’).

© Panorama.al

Te lidhura