Bulqizë, të hënën, 10 minatorë në grevë urie

Sep 17, 2011 | 10:55
Nga protestat e minatorëve të Bulqizës

BULQIZE – Dhjetë minatorë do të nisin ditën e hënë një tjetër grevë urie në mjediset e ACR-së në Bulqizë. Lajmi u bë i ditur dje në mesditë nga kryetari i këshillit sindikal të minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxha. Ai tha se të gjithë minatorët e pranishëm në këtë mbledhje të rëndë- sishme ranë dakord që ditën e hënë, 10 nga 700 minatorët, të hyjnë në grevë urie pa afat, deri në zgjidhjen përfun- dimtare të kërkesave të tyre.

“Prej ditësh, nga ACR nuk vjen ndonjë reagim. Kjo do të thotë se pronarët e saj na kanë harruar dhe nuk duan t’ia dinë për ne”. Sipas numrit një të sindikatave të minatorëve të Bulqizës, është sosur durimi i minatorëve. Janë të shumtë ata që pranojnë se duhet të rinisë një tjetër grevë urie, por numri i pjesëmar- rësve është limituar qëllimisht.

“Ne kemi vendosur që 10 minatorë, jo ato të grevës së parë, të hyjnë në grevë urie. Ajo nuk do të zhvillohet në thellësitë e minierës, por në mjediset e ACR-së, ose në zyrat e ndërmarrjes, ose në pjacale, aty ku grumbullohet kromi, do të montohet një çadër për grevistët”, theksoi Përkoxha.

Burime të rezervuara informacioni saktësojnë se nuk është vendosur përfundimisht vendi ku do të  ngujohen minatorët. Kjo për dy arsye: së pari, minatorët kanë frikë se forcat e shumta të policisë do t’i pengojnë mi natorët në lëvizjen e tyre sindikaliste dhe, së dyti, nuk është marrë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

© Panorama.al

Te lidhura