“Bufi i kënetës përbetohet ta kthejë përmbys”- “Shqipëria 2030”, Rama: Shpatën e drejtësisë ia dorëzuam SPAK të vetëdijshëm për kostot që do kishte për ne! Jemi garantët e vetëm të saj

Mar 29, 2025 | 11:11

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të “Shqipëria 2030”, deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja garante e reformës në drejtësi.

Rama ironizoi Berishën duke theksuar se “bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys”.

Kreu i qeverisë shtoi se PS ia ka dorëzuar shpatën e zonjës së drejtësisë SPAK-ut, shtoi ai “me vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne”.

Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë.

Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit”, deklaroi kryesocialisti.

© Panorama.al

Te lidhura