
TIRANE- Miratohen ne Komisionin e Ekonomisë dy kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ne mbledhjen e sotme te ketij komisioni, kane kaluar me shumice votash kandidatura e rektorit te UT-se, Dhori Kule dhe kandidatura e Ela Golemit.
Sic edhe pritej, opozita nuk ka dhene voten per kandidaturat, ndonese pohuan se ishin dakord me kandidaturën e Dhori Kules, per te cilen deklaruan se do te shprehen me vote ne Kuvend.
Mbledhjen e mëparshme Komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria: Ardian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milon, propozuar nga qeveria.
Nga ana e saj, opozita ka propozuar emrin e Ermelinda Meksit, kurse anëtari i 9 i Këshillit Mbikqyrës të BSH del nga këshilli aktual.
© Panorama.al











