Britania ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16-vjeç, Starmer: Fëmijët do të jenë më të sigurtë

Jun 15, 2026 | 10:12

Qasja në mediat sociale do të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar për përdoruesit nën 16 vjeç, njoftoi kryeministri Keir Starmer, duke e përshkruar masën si “ndryshim të vërtetë për fëmijët tanë dhe të ardhmen tonë”.

rrjete sociale

Sipas tij, mediat sociale “i bëjnë fëmijët të pakënaqur, lehtësojnë ngacmimin dhe bullizmin, dhe madje ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor”.

Plani përfshin një ndalim të të gjitha platformave kryesore sociale me kufizime të veçanta për produktet online, siç janë aplikacionet e lojërave, duke përfshirë heqjen e opsionit për të biseduar me të huaj.

Kjo nuk është diçka që e bëj lehtë dhe nuk do ta paraqes si diçka pa kosto, sikur mediat sociale nuk u kanë sjellë përfitime të rinjve, sepse qartësisht kjo është e gabuar. Por qeveria gjithmonë ka të bëjë me zgjedhjet dhe për mua është e qartë se një ndalim total është zgjedhja e duhur.”, tha Starmer, duke shtuar se ky ndalim do të bëjë një ndryshim të madh dhe fëmijët do të jenë më të sigurt.

Do të bëjë një ndryshim të madh. Do t’i bëjë fëmijët tanë më të sigurt. Do t’i bëjë fëmijët tanë më të lumtur. Do t’u japë atyre më shumë kohë, më shumë siguri, liri të plotë për t’u rritur, më shumë mundësi, dhe kjo, në fund të fundit, është ajo për të cilën është kjo qeveri.”

Duke iu përgjigjur pyetjeve pas fjalimit, Starmer tha se qëllimi do të ishte miratimi i legjislacionit deri në fund të vitit, me ndalimin që do të hyjë në fuqi pranverën e ardhshme.

I pyetur nëse priste një reagim të ashpër nga gjigantët amerikanë të teknologjisë, Starmer argumentoi se ndalimi nuk do të thoshte se ai ishte kundër teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë që nuk mund të jesh njëkohësisht pro teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale, dhe në të njëjtën kohë të thuash se duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë.

Nuk do ta pranoj kurrë argumentin se për të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, duhet t’i lëmë fëmijët tanë të ekspozuar në mënyrën që kanë qenë, ose mund të jenë në të ardhmen.“, tha Starmer.

© Panorama.al

Te lidhura