EMRI/ Mashtroi të huajt me programe studimi duke përfituar, Prokuroria dërgon në gjyq administratorin e një kompanie private!

Jun 15, 2026 | 10:08

Një rast mashtrimi me benefite universitare është goditur nga Prokuroria e Shkodrës, e cila ka dërguar në Gjykatë për proces një person të pandehur.

prokuroria shkoder

I dyshuari është Alban Thika, me akuzën “mashtrimi i kryer më shumë se një herë”.

I pandehuri sipas dosjes hetimore, premtonte programe studimore për të huajt jashtë vendit.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 1751, të vitit 2024, rezultoi se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura”, thuhet në dosje.

Ai akuzohet se ka marrë edhe pagesa të ndryshme, duke mos realizuar jo vetëm dëm, por edhe duke mos mbajtur premtimin.

Hetimet kanë dokumentuar se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, ndërsa shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë ofruar në mënyrë të pjesshme, duke u shkaktuar atyre dëm pasuror.

Njoftimi i Prokurorisë:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq, të pandehurin A. Th., për veprën penale “Mashtrimi, i kryer më shumë se një herë”, të parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 1751, të vitit 2024, rezultoi se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura.

Hetimet kanë dokumentuar se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, ndërsa shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë ofruar në mënyrë të pjesshme, duke u shkaktuar atyre dëm pasuror.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për mbrojtjen e interesave pasurore të qytetarëve dhe ndjekjen penale të çdo rasti mashtrimi”.

© Panorama.al

Te lidhura