Britania i dha leje SHBA për të përdorur bazat ushtarake për sulme, kërcënon Irani: Po vë në rrezik jetën e qytetarëve të vet, do të vetëmbrohemi

Mar 20, 2026 | 21:09

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi theksoi në një postim në rrjete sociale se qytetarët britanikë janë kundër luftës në Iran, duke komentuar vendimin e qeverisë britanike për të lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake.

abbas araghchi

“Duke injoruar popullin e tij, z. Starmer po vë në rrezik jetën britanike”, tha ministri iranian, duke shtuar se “Shumica dërrmuese e popullit britanik nuk dëshiron asnjë pjesëmarrje në luftën izraelito-amerikane të zgjedhur për Iranin”.

“Duke injoruar popullin e tij, z. Starmer po vë në rrezik jetën britanike duke lejuar përdorimin e bazave britanike për agresion kundër Iranit. Irani do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, shtoi më tej ai.

Ky koment vjen pasi Britania u tërhoq dhe vendosi që të lejojë SHBA që të përdorë bazat britanike ushtarake për të qëlluar sulme në drejtim të pozicioneve iraniane kundër Ngushticës së Hormuzit.

© Panorama.al

Te lidhura