Bregu i Fildishtë njeh Kosovën, shteti i 84

Sep 21, 2011 | 9:09

PRISHTINE- Bregu i Fildishtë është shteti i 84, që e ka njohur Republikën e Kosovës. Njohja nga Bregu i Fildishtë, i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildisht, Alassane Ouattara në një takim shumë miqësor në Nju Jork.

Njohja është konfirmuar për media nga zyra për informim e z. Pacolli përderisa zëvendës kryeministri kosovar disa herë e kishte vizituar këtë shtet.

Zëvendëskryeministri Pacolli kishte vizituar disa herë Bregun e Fildishtë gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të Presidentit Alassane Ouattara.

Njohja nga Bregu i Fildishtë e ngrit në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës, edhe pse dy shtete ende nuk e kanë konfirmuar njohjen e Kosovës me nota verbale – ato janë Nigeria dhe Gaboni.

© Panorama.al

Te lidhura