TIRANE- Partia Socialiste ka denoncuar sot se personat e caktuar nga Partia Demokratike për të numëruar votën në njësinë nr.5 janë në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kodit Zgjedhor. Në një dalje publike të deputetit të PS-së, Erjon Braçe ai kërkoi që këta persona të ngrihen nga tavolinat e numërimit.
Sipas Braçes, të ngazhuar në tavolinën 5-së të numërimit janë këta persona; Avni Rexhep Hasa, banues në njësinë 7, me gradën nën komisar dhe më detyrë shef Qendrës së Trajnimit në Policinë e Mbrojtjes ndaj Zjarrit. Sipas tij, ky person është emëruar aty në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Abdi Toma
Ervin Minarolli
Martin Biba
Pjerin Prendi
Braçe tha se të gjithë këta kanë funksione publike dhe jane keqberes, ndërsa një pjesë e tyre janë në proces verifikimi nga PS-ja.
Deputeti i PS-së theksoi edhe njëherë vendosmërinë e PS-së për të lexuar çdo votë në njësinë nr.5, me transparencë dhe ndershmëri.
© Panorama.al











