Braçe: Gjykata, krim të ri. Duhet shpërbërë

Jan 23, 2012 | 15:01

TIRANË- Krim të ri dhe të rëndë e ka quajtur deputeti i PS-se, Erjon Brace vendimin e gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për komandantin e Gardës, shoferin e tij dhe IT e kryeministrisë, të akuzuar nga prokuroria për 21 janarin.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Braçe shkruan se nuk mund të rrinë në shtëpi ata që akuzohen për vrasje dhe shkatërrim të provave.

“Prokuroria e Republikës i kërkon gjykatës arrest në burg për Komandantin e Gardës, shoferin e rij dhe shefin e IT të Kryeministrisë. Akuzohen për vrasje dhe shkatërrim të provave. Këtë herë provat erdhën nga FBI. Gjykata kriminale e Tiranës i zhvlerëson dhe i dërgon të arrestuar në shtëpi. Gjykata e Tiranës duhet shpërbërë”- shkruan Braçe.

© Panorama.al

Te lidhura