Bosnja është një pikë larg Francës, pas fitores së djeshme ndaj Bjellorusisë. Skuadra e Safet Sushiç fitoi me shumë mundim ndaj Bjellorusisë në Sarajevë, falë një goli të Misimoviç, shënuar dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Duhet thënë se bjellorusët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 34-t, dhe nga dy më pak nga minuta e 85-të, çka i dha mundësi vendësve që të shënonin. Ndërsa, në takimin tjetër të grupit D, ku bën pjesë edhe Shqipëria, në Bukuresht, Franca arriti të marrë një barazim duke shuar pak nga pak shpresat e rumunëve për të zënë vendin e dytë në grup. Në bazë të kalendarit, takimi që mund të vendosë se cila do jetë lidere e grupit tonë, do jetë ai i 11 tetorit mes Francës dhe Bosnjës. Ndërsa Rumania, duhet të shpresojë që Shqipëria të ndalë Francën më 7 tetor dhe Luksemburgu të mundë Bosnjën në transfertë, çka, teorikisht, duket totalisht e pamundur.
Bosnjë 1
Bjellorusi 0
Shënues: Misimoviç 87′
K.të verdhë: Padzha, Salihoviç, Zahiroviç/ Kalaçev, Trubilo, Korlienko, Shitov, Martinoviç, Putilo, Dragun
Karton i kuq: Kalaçev 34′, Martinoviç 85′
Bosnja: Begoviç, Pandzha (Misimoviç 46′), Papac, Rahimiç, Mujdzha, Zahiroviç, Salihoviç (Stiliç 19′), Luliç, Ibriçiç (Zec 64′), Medunjanin, Dzeko. Trajner: S.Sushiç.
Bjellorusia: Zhevnov, Kulshij, Martinoviç, Kalaçev, Trubilo, Kornilenko (Dragun 72′), Putilo, Kisljak, Sitko (Voronkov 77′), Verkhovtsov, Shitov. Trajner: B.Stange
Rumani 0
Francë 0
Shënues: S’ka
Kartonë të verdhë: Koçis, Goian, Nikolita/ M’Vila
Gjyqtarë: Houard Ueb/ D.Kan dhe J.Kolin (ANG)
Rumania: Tatarusanu, Rat, Çirikes, Bourceanu, Lazar (Stanku 44′), Marica (Bokur 90′), Tanase, Goian, Nikolita, Koçis, Sapunaru. Trajner: Viktor Piturka
Franca: Loris, Sanja, Evra, Kabaje (Nasri 75′), Rami, Riberi, Valbuena (Remi 71′), Benzema, Martin, M’Vila, Abidal. Trajner: Lorent Blank











