Bombardimi ndaj Beogradit 27 vite më parë, reagon Meta: NATO ndali gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës! Ditë historike

Mar 24, 2026 | 10:53

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar nga paraburgimi 313 për ditën historike të 24 marsit, teksa si sot 27 vite më parë NATO nisi bombardimet ndaj Serbisë për të ndalur regjimin e Millosheviçit nga gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë.

ilir meta

Meta shkruan se kjo është një ditë historike, teksa misioni i NATO-s ishte i domosdoshëm për të ndryshuar përgjithmonë historinë e Ballkanit.

Meta shton se tashmë Kosova ka dëshmuar se është një vend me demokraci funksionale dhe për t’u marrë shembull.


Reagimi i Metës:

Si sot, 27 vite më parë NATO nisi bombardimet për të ndaluar genocidin e Sllobodan Millosheviçit për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, që kulmoi me çlirimin e saj më 12 qershor 1999.

Sot, 27 vite nga ajo ditë historike u provua se ai mision i NATO-s, ishte i domosdoshëm dhe ndryshoi historinë e Ballkanit përgjithmonë.

Kosova është sot jo vetëm një shtet i pavarur dhe faktor paqeje e stabiliteti, por edhe një demokraci funksionale për t’u marrë shembull.

Mirënjohës përjetë SHBA, Britanisë së Madhe dhe gjithë vendeve të Aleancës që morrën atë vendim historik.

Prej 27 vitesh NATO është në Kosovë dhe tani është koha që Kosova të jetë anëtare e NATO-s.

© Panorama.al

Te lidhura