Bob Dilan, 70-vjetori i gjeniut enigmatik

May 24, 2011 | 17:48

Sot shënohet 70- vjetori i njërit prej gjikandëve të muzikës botërore, Bob Dilan.

Në këngët dhe tekstet e Bob Dilanit mund të dëgjohen fjalë në shumë gjuhë të botës.

Ikona amerikane e këngës  ka lindur më  24 maj të vitit 1941, në qytetin Duluth të Minesotës. Paraardhësit e tij nga ana e babait ishin larguar nga krimet kundër hebrenjve në Odesë, në vitin 1905, ndërsa ata nga vija e nënës kishin arritur në Shtetet e Bashkuara nga Lituania. Gjatë pesë dekadave të fundit, Bob Dilan ka prodhuar afro 1 mijë këngë.

Karriera e tij ka njohur kthesa të madha, në vitet ’60, ai këndoi këngë proteste, pastaj kaloi në lirikë të rokut, interpretoi këngë të ndjenjave personale, e deri te meloditë që ishin të bazuara në traditat amerikane dhe muzikën bluz.

Ndikimi i tij në muzikë ishte me të vërtetë global. Thuhet se mbi 32 mijë versione të këngëve të tij janë përkthyer dhe kënduar në shumë gjuhë.

© Panorama.al

Te lidhura