Trajneri i Interit, Klaudio Ranieri, është kundër largimit të mesfushorit Tiago Mota, për më shumë kur përflitet se oferta e klubit të PSG-së nuk i kalon 5 milionë euro. Ultimatumi që i ka dhënë tekniku zikaltër drejtuesve të klubit milanez ka shtyrë këta të fundit të tërhiqen nga bisedimet me drejtuesit e PSG-së. Për të ardhmen, Ranieri i ka vënë si qëllim vetes të marrë nga Reali i Madridit Nuri Shahin, i cili edhe pse u kërkua me ngulm nga trajneri Murinjo, nuk po bind. Shahin u transferua në Madrid për 10 milionë euro dhe të njëjtën shifër Interi është gati ta paguajë përpara 31 janarit, kur merkatoja italiane të mbyllet. Por, në rast se do hasin në rezistencën e madrilenëve, atëherë zikaltrit do të sulmojnë për një tjetër madrilen, Sami Khedirën.











