Blindohet Bukureshti, 900 policë për Rumani-Francë

Sep 6, 2011 | 11:29

Takimi i mbrëmjes së sotme mes Rumanisë dhe Francës ka vënë në alarm forcat e policisë rumune. Sipas asaj që raportojnë mediat e këtij vendi, më shumë se 900 policë, përfshirë edhe një eskortë e madhe sigurie që ka ardhur nga Franca, do të jenë të gatshëm jashtë dhe brenda stadiumit për të vendosur qetësinë mes tifozëve. Frika e ndonjë përplasje, në një sfidë “për jetë a vdekje”, nga ana e rumunëve, ka shtuar shqetësimin e organeve të policisë, ndaj, në gatishmëri është vënë edhe xhandarmëria dhe policia rrugore, të cilat do të ndërhyjnë nëse do të ketë probleme. Në të shkuarën, takime të tilla kanë sjellë gjithnjë probleme të shumta, aq sa nuk kanë munguar edhe plagosjet mes tifozëve. Për sa i përket ndeshjes, trajneri i Rumanisë Viktor Piturka ka disa dëmtime të rëndësishme në skuadër, prandaj ai nuk e ka zbardhur formacionin në konferencën e djeshme për shtyp.

© Panorama.al

Te lidhura