TIRANE- Në konferencën e parë për shtyp të “gjelave” në Tiranë, mungonin yjet, Karim Benzema dhe Frenk Riberi. Trajneri i kombëtares së Francës në daljen e parë para mediave kishte zgjedhur të shoqërohej nga Alou Diarra.
“Kam respekt për ekipin shqiptar, por nesër dua ta mund” kështu u shpreh gjatë konferencës për shtyp, trajneri Lorent Blank, duke vlerësuar si pikë të fortë të shqiptarëve, grupin dhe agresivitetin. Blank tha se Shqipëria është në një kondicion të mirë, ndaj nesër në mbrëmje do të jetë një ndeshje e vështirë, duke theksuar se barazimi nuk do të ishte një rezultat pozitiv për Francen e tij.
Ekipi shqiptar ka cilësi të mira, shtoi më tej Blank, duke theksuar se nëse këto cilësi do të viheshin nesër në lojë, atëherë loja do të bëhej e vështirë.
Blank sqaroi gjithashtu se ende nuk e ka gati 11-shen.
“Sonte do të bëjmë një stërvitje me të gjithë grupin, do të shoh formën e tyre. Kam pasiguri sepse kemi lojtarë të sëmurë dhe të dëmtuar”- tha Blank
© Panorama.al











