Biznesmeni në Përmet i kërkon Ramës të rifreskojë partinë, kryeministri i përgjigjet: Faleminderit që na urdhërove! Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Apr 22, 2025 | 15:13

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Përmet teksa u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë.

rama pernet

Një  i ri biznesmen i kërkoi Ramës ndër të tjera të rifreskojë partinë.

Rama iu përgjigj se nëse ai do ta bëjë diçka të tillë le të vijë në PS, sepse ai në krye të PS po bën sa mundet.

Rama: Faleminderit që na urdhërove ta bëjmë. Hajde dhe ti ta bëjmë. Nëse do të ndihmosh të rifreskosh partinë, bujrum. Bëje ti rifreskimin, unë po bëj sa mundem.

© Panorama.al

Te lidhura