Dëshmia e një prej binjakeve që kanë marrë pjesë në festat bunga-bunga të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i ka lënë “të shushatur” gjykatësit. Ima de Vivo ka deklaruar gjatë procesit “Ruby” se Berlsukoni “më ka kaluar tri transferta bankare, dy me nga 15 mijë euro dhe një me 30 mijë euro”. Ajo tha se nuk ka shkuar në shtrat me të dhe se nuk bëhet fjalë të kenë bërë seks. Së bashku me motrën e saj, Eleonora de Vivo, një këngëtare kabareje, ato kanë marrë prej tij 72 000 euro në këmbim të asgjëje…











