Bill Clinton: Trump nuk më ka bërë kurrë të mendoj se është i përfshirë në rastin Epstein

Feb 27, 2026 | 21:08

“Donald Trump nuk më ka thënë kurrë asgjë që do të më bënte të mendoja se ai ishte i përfshirë në rastin e Jeffrey Epstein”. Kështu deklaroi ish presidenti i SHBA, Bill Clinton teksa dëshmoi para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, siç bëri me dije Kryetari James Comer.

clinton

Sa i përket nevojës për të marrë në pyetje presidentin aktual, ai tha: “Varet nga ju ta vendosni.

Ish presidenti amerikan deklaroi se nuk kishte asnjë ide për krimet e kryera nga Epstein, dhe se nëse do të kishte ndonjë indicie për ato që ka bërë, do të ishte vetë ai që do ta denonconte dhe do të kërkonte drejtësi.

“Nuk pashë asgjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar. Si dikush që rrita në një shtëpi ku kishte dhunë në familje, jo vetëm që nuk do të kisha fluturuar me avionin e tij nëse do të kisha pasur ndonjë dyshim për atë që po bënte — do ta kisha denoncuar vetë dhe do të kërkoja drejtësi për krimet e tij, jo marrëveshje të ëmbla.”, u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura