
Pas shqetësimit të ngritur nga Federata Shqiptare e Futbollit se persona të paautorizuar janë duke shitur bileta të ndeshjes Shqipëri- Francë, policia e kryeqytetit ka bërë shoqërimin e 8 personave.
Këta shetetas janë ndaluar nga policia në ambjentet përrreth stadiumit “Qemal Stafa” duke shitur bileta me çmime më të larta se çmimi real.
Sipas policisë, biletat shiteshin me 5-fishin e çmimit të vendosur mbi të, duke kapur çmime deri në 15 mijë lek të reja.
Një ditë më parë, FSHF-ja I kërkoi ndihmë policisë, ndërsa u bëri thirrje
edhe tifozëve që të blejnë biletat për këtë takim vetëm në pikat e autorizuara.
Shitja e biletave si fillim ka nisur online (në faqen ëëë.blinibileta.com) dhe nga dita e djeshme ka nisur edhe në terren. Përveçse në Tiranë, FSHF ka lajmëruar se bileta do të ketë edhe në pika të ndryshme në Kamzë, Shkodër, Durrës, Vlorë, si dhe në dy qytetet e Kosovës, Prishtinë dhe Prizren.
Ndërkaq, një pjesë e mirë e biletave, kryesisht ato të tribunës A dhe B, të cilat janë edhe më të shtrenjtat, kanë përfunduar në ministri dhe drejtori të ndryshme në kryeqytet, kjo edhe si një lloj ftese e federatës përkundrejt drejtuesve të këtyre institucioneve.
Çmimet zyrtare të biletave për këtë ndeshje janë: Tribuna A – 10 mijë lekë, 7 mijë dhe 5 mijë lekë (të rinj). Tribuna D2 – 3 mijë lekë (të rinj), tribuna D1/D3 – 2 mijë lekë (të rinj) dhe tribuna C/E – 500 lekë (të rinj).
© Panorama.al











