Bie nga ballkoni, vdes kampioni i maratonës

May 16, 2011 | 15:45

Kampioni i maratonës olimpike, keniani, Sami Uanxhiru, ka vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë i apartamentit të tij në qytetin, Nijahururu.  Ai ishte 24 vjeç.

Policia ka thënë se Uanxhiru, ra nga ballkoni, mbrëmjen e së dielës, pas një zënke me bashkëshorten e tij.  Policia po përpiqet të zbulojë nëse ai ra aksidentalisht apo me qëllim.

Në lojërat olimpike të Pekinit të vitit 2008, Uanxhiru, u bë keniani i parë që fiton medaljen e artë në maratonë.

© Panorama.al

Te lidhura