TIRANE- Festohet sot nga gjithe besimtaret festa e Kurban Bajramit. Qe ne oret e para te mengjesit besimtarët myslimanë u mblodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku bënë lutjen e mëngjesit.
Sipas krerëve mysliman festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës,e durimit dhe e varfërisë. Lutja e dites se sotme eshte me më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi vete kjo dite simbolizon mirëkuptimin, faljen dhe bashkimin.
Kreu i komunitetit myslyman shqiptar Haxhi Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët shqiptar, për më shumë begati dhe harmoni. Ai ndër të tjera shtoi se Kurban Bajrami është një ditë shpresëdhënëse që përcjell përkushtimin e besimtarëve ndaj zotit.
Festa e Kurban Bajramit njihet ndryshe si festa e sakrificës, sipas kalendarit myslyman ajo fillon me faljen në xhami në mëngjes, e më pas vazhdon me flijimin e një kafshe në emër të Zotit dhe më pas vijon me vizita tek të afërmit familjarët dhe miqtë.
© Panorama.al











