Një tjetër pretendente për të fituar “Top Fest” ishte dhe këngëtarja e njohur, Besa. Por ajo nuk duket fare e zhgënjyer nga fakti që nuk e mori ajo, por një këngëtar e panjohur.
Nuk është hera e parë që shfaqesh në këtë festival, si ndihesh në skenën e “Top Fest” tani që je një këngëtare shumë e njohur?
“Top Fest” është një event muzikor tek i cili rikthehem me kënaqësi, pavarësisht historikut të pjesëmarrjeve apo viteve në skenë.
Si është ndjenja kur çmimet e mëdha i fitojnë këngëtarët e rinj?
Është një mundësi shumë e mirë promovuese për artistët e rinj.
Çfarë je duke punuar për momentin dhe cilat janëplanet e verës?
Kam dëshirë të realizoj një klip të ri, e shpresoj të mund të promovoj dhe albumin së shpejti.
Ke menduar të realizosh ndonjë duet këtë vit?
E kam në plan realizimin e një dueti në fakt, shpresoj të kem dy bashkëpunime.
Ka pasur xhelozi në këtë edicion të “TF”, pasi fansat ndanin fitoren mes teje dhe disa këngëtarëve të njohur?
Jo aspak, përkundrazi kam ndier se atmosfera ka qenë shumë pozitive.











