Berisha viziton Leka Zogun: Ka përmirësim

Nov 17, 2011 | 12:16

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu I, që prej pak ditësh ndodhet në reanimacionin e Neurologjisë në QSUT.

Sipas Berishës, gjendja e tij paraqitet më e mirë krahasuar me momentin në të cilin është shtruar në këtë spital.

“Parametrat në tërësi si më njoftoi ekipi që ndjek madhërinë e tij Lekën e Parë ka shenja të qarta përmirësimi. Ajo që mund të them është se komunikova shumë mirë me të, e gjeta optimist se do ta kapërcejë këtë situatë dhe uroj të dalë sa më shpejt dhe i uroj shërim të shpejtë”- tha Berisha.

Ai garantoi se mekët po bëjnë gjithçka, ndërkohë që qeveria është e vendosur të japë cdo lloj mbështetje që ai të kapërcejë situatën, të përmirësohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij.

© Panorama.al

Te lidhura