Berisha uron besimtarët: S’është dita e politikës

Nov 6, 2011 | 11:57

TIRANË- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shmangur gjithë komentet për politikën apo mesazhet lidhur me të, në shenjë respekti për festën e Kurban Bajramit.

Pas vizitës së tij në selinë e Komunitetit Mysliman, Berisha bëri urimet e rastit për gjithë besimtarët. “Uroj që Bajrami që vjen të na gjejë më të begatë, më të lirë, me te sigurtë”- tha Berisha.

Sipas tij, sot nuk është dita e politikës, por e hyjnizimit dhe sakrifices. “Kjo nuk është dita e politikës, ndaj komentet, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për zotin dhe ata që sakrifikojnë për një jetë më të mirë”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura